Rashica e Xhaka të shtunën do tw ndeshen në stadiumin Fadil Vokrri.
Milot Rashica e Granit Xhaka me 15 qershor priten të zbarkojnë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Si Rashica ashtu edhe Xhaka kanë shtyerë datën e pushimeve për ta zhvilluar një ndeshje në Fadil Vokrri, për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Pak orë më pare në rrjetet sociale ka qenë Granit Xhaka i cili ka postuar një foto ku fton të gjithë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.
“Ejani, ju mirëpresim”, ka shkruar Xhaka.