Super përforcim, Inter transferon yllin e La Ligas për 30 milionë euro

08:06 | 16 Gusht 2025

Marotta hap thesin, Inter ka gati super përforcimin për repartin e mbrojtjes.

Inter është njëra nga skuadrat më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit po punojnë për transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Loic Bade.

Për kartonin e francezit, zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro, aq sa kërkon Sevilla.

Komento: