Manchester United e ka mposhtu me rezultat 3:0 Fulhamin në kuadër të xhiros së 26 të Premierligës.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer.janë kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në ‘Craven Cottage’ në Londër, ku kanë mposhtur me rezultat të pastër 0-3 Fulhamin e Claudio Ranierit, shkruan lajmi.
Lojtari i ndeshjes te skuadra nga ‘Old Trafford’ ishte Paul Pogba, që realizoi dy gola.
Ishte pikërisht Pogba që në minutën e 14’ shënoi për 0-1.
Sulmuesi Anthony Martial në minutën e 23’, dyfishoi epërsinë me një gol të bukur.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes sërish Pogba, që shënoi nga penalltia për 0-3.
Me këtë fitore, Manchester United renditet në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme takohet me rivalët e Liverpool.