Milot Rashica shënon në fitoren e thellë të Galatasarayt.
Milot Rashica ka shënuar gol në ndeshjen miqësore të Galatasarayt ndaj Istanbulsporit.
Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë u mbyll me rezultatin 0:6, shkruan Gazeta Express.
Seria e golave u hap nga Milot Rashica, i cili shënoi pas tetë minutash lojë.
Sergio Oliveira (19′), Bafetimbi Gomis (40′), Emin Bayram (55′), Nicolo Zaniolo (85′) dhe Leo Dubois (88′) shënuan golat e tjerë në fitoren e Galatasarayt.