
AC Milan, po kërkon të blejë një sulmues të ri këtë verë me Gianluca Scamacca që është objektivi kryesor i transferimeve.
Pas dy takimeve mes Paolo Maldinit dhe Gerry Cardinale, një në Casa Milan dhe një tjetër “sekret” në shtëpinë e Maldinit, numri një i RedBird e përshkroi kohën e kaluar me drejtorin teknik të AC Milan si “fantastike”.
Tani është koha që tregu i transferimeve të marrë jetë dhe nga fjalët kuqezinjtë duhet të kalojnë në vepra, përcjell ORAinfo.
Çështja e parë për t’u zgjidhur është rinovimi i kontratës së Maldinit dhe Massara me marrëveshjet aktuale që skadon për 18 ditë. Tjetra në radhë do të jetë njoftimi i nënshkrimit të Divock Origit dhe me gjasë ai i Renato Sanches. Megjithatë, Origi nuk do të jetë i vetmi sulmues që do të mbërrijë me AC Milan i interesuar seriozisht për Gianluca Scamacca.

AC Milan e konsideron Scamacca trashëgimtarin e Zlatan Ibrahimovic. 23-vjeçari italian është një qendërsulmues i fuqishëm me aftësi të mira driblime dhe një goditje klinike. Scamacca ishte autor i një sezoni fantastik me Sassuolo duke shënuar 16 gola në 36 paraqitje në Serie A me Neroverdi./ORAinfo/