Talenti nga Anglia i ka futur në garë Tottenhamin dhe Manchester Unitedin.
Ryan Sessegnon i skuadrës së Fulham ka përfunduar në radarin e skuadrave të Man Utd dhe Tottenham.
Anësori 18 vjeçar kërkohet edhe nga skuadra e Paris Saint Germain, përderisa skuadra e Fulham po tenton të nënshkruajë kontratë të re me të.
Sessegnon ka refuzuar vazhdimin e kontratës dhe pritet që të largohet nga Fulham në fund të këtij sezoni.
Ai thuhet se nuk dëshiron që të largohet nga Londra, dhe ky fakt i jep një avantazh të lehtë skuadrës së Tottenham.