Duket se lojtari i njohur do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit.
Real Madridi është në pozitën më të mirë për të nënshkruar me supertalentin norvegjez, Erling Haaland.
Por Borussia Dortmundi nuk dëshiron ta lirojë ata para vitit 2022, ka njoftuar AS të premten. Është Martin Odegaard që po bind Haalandin për të kaluar te Real Madridi. Ata janë miq dhe luajnë së bashku te Norvegjia.
Shefi i përgjithshëm i Dortmundit, Hans-Joaquim Ëatzke ka raporte të mira me drejtuesit e Realit dhe kjo është një arsye tjetër pse Haaland me shumë mundësoi do të kaloj në Madrid. Arsye tjetër është që menaxheri Mino Raiola dëshiron që Haaland të bashkohet me klubin mbretëror.
Sipas gazetës së madhe spanjolle, nuk ka gjasë që Haaland të largohet nga Dortmundi para vitit 2022.
Haaland (19) ka impresionuar me paraqitje te Dortmundi në muajt e parë të vitit.