Super-ylli i Chelseas po transferohet tek kundërshtari i skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Super-ylli i Chelseas po transferohet tek kundërshtari i skuadrës

08:15 | 21 Janar 2019

Ky është afati në të cilin bëhen transferime të shumta.

Michy Batshuayi ende nuk është rikthyer te skuadra e Chelseas.

Michy Batshuayi u largua nga Valencia, pasi ishte në huazim deri në fund të këtij sezoni, mirëpo dështoi ta tregonte veten.

Sulmuesi belg u largua nga Spanja, por që tani gjendet në Belgjikë, duke e pritur huazimin e radhës, përcjell lajmi.net.

Maurizio Sarri i ka bërë me dije Batshuayit se nuk e do në skuadër, andaj do ta lejoj edhe shitjen e tij.

Në garë për belgun janë skuadrat si, Everton dhe Moncao, ndërsa Chelsea kërkon 45 milionë euro nga shitja e tij.

Komento: