Super ylli kërkon të transferohet tek Barcelona

10:58 | 22 Mars 2019

Duket se Barcelonës do t’i bashkohet edhe një tjetër lojtar i skuadrës së Ajaxit.

Matthijs de Ligt, i ka kërkuar agjentit të tij, Mino Raiola, që t’i mundësojë një transferim te Barcelona.

‘Mundo Deportivo’ raporton se mbrojtësi i talentuar i Ajax e sheh të ardhmen e tij te skuadra nga ‘Camp Nou’.

De Ligt ka pasur bisedime edhe me Liverpoolin dhe PSG-në, por Barcelonën e sheh si një vend ideal për t’u zhvilluar.

19 vjeçari që ka regjistruar paraqitje të mira me Ajax në Ligën e Kampionëve, po kërkohet edhe nga Manchester City.

Komento: