Super-ylli po largohet nga Manchester Unitedi? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Super-ylli po largohet nga Manchester Unitedi?

09:05 | 27 Janar 2019

Manchester United duket se do të marr një lajm aspak të mirë në afatin që po vjen.

Mbrojtësi i djathtë i United, Antonio Valencia duket se nuk është i kënaqur me situatën aktuale në klubin e Man Utd.

“The Sun” raporton se lojtari mund të largohet nga “Old Trafford” gjatë kësaj jave, duke pasur parasysh interesimin e madh të skuadrave nga Premierliga.

Newcastle United dhe Fulham janë skuadrat që duan ta transferojnë lojtarin, para se ky afat kalimtar të mbyllet.

Ka edhe skuadra të tjera nga Premierliga që duan shërbimet e anësorit të United, mirëpo e duan vetëm në formë huazimi.

Kontrata e mbrojtësit skadon në fund të këtij sezoni, dhe lojtari duhet të vendosi për të ardhmen e tij.

Komento: