Super-ylli po rikthehet tek Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Super-ylli po rikthehet tek Chelsea

21:56 | 28 Dhjetor 2018

Joe Cole ka vendosur të rikthehet tek Chelsea.

Cole do të kthehet tek skuadra nga Londra në vitin 2019 si trajner i akademisë për të punuar me gjenerata e reja.

Vitet e arta Joe Cole i kaloi pikërisht në “Stamford Bridge” ku aktivizohej si mesfushor sulmues për shtatë sezone.

“Duke shikuar të ardhmen, dua të jem i përfshirë në lojë dhe ndihem sikur mund të ofrojë shumë si trajner” ka thënë ish reprezentuesi anglez për faqen zyrtare të skuadrës.

“Dua të ndajë eksperiencën time për t’i ndihmuar të rinjtë e tjerë të arrijnë ëndrrat e tyre, njësoj sikur bëra unë. Është pasion i madh i imi” ka përfunduar Cole.

Joe Cole kaloi tek Chelsea në vitin 2003 nga Ëest Ham, në një marrëveshje ku Chelsea pagoi rreth 8 milionë euro.

Komento: