Super-ylli rinovon kontratën me Interin

20:41 | 29 April 2019

Ranocchia ka rinovuar kontratën me skuadrën e Interit, e kjo për deri në vitin 2021,

Ai është pjesë e Interit që nga viti 2010 dhe ka bërë 194 paraqitje, teksa ka shënuar 12 gola.

Ish-kapiteni i skuadrës zikaltër, tashmë 31 vjeç, Andrea Ranocchia, ka shuar kështu zërat se do të largohej në fund të sezonit. Ai ka rinovuar kontratën me skuadrën e Interit deri në vitin 2021.

Kontrata e mëparshme e Ranocchia skadonte në fund të këtij sezoni (30 qershor 2019). Gjithsesi, palët kanë rënë dakord që ta shtyjnë atë deri në vitin 2021.

Ranocchia do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon, plus bonuse që kanë lidhje me praninë e tij në fushë.

Ranocchia është pjesë e Interit që nga viti 2010, por ka bërë vetëm 194 paraqitje për nëntë sezone, teksa ka shënuar 12 gola.

Komento: