Ballkani fiton, Drita barazon.
Të dielen u luajtën dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni në fuqi Ballkani, arriti një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Drenicës.
Skuadra nga Suhareka, triumfoi me rezultat 0:1, me golin e Edvin Kuq.
Ekipi i Ilir Dajës, gjendet aktualisht në vendin e parë me një pikë më shumë se Drita që nuk arriti më shumë se një barazim me Dukagjinin.
Ekipi nga Gjilani luajti pa gola 0:0 ndaj skuadrës nga Klina.