Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante

10:51 | 26 Nëntor 2022

Superliga e Kosovës rikthehet me dy ndeshje interesante.

Sot do të luhen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Përballja kryesore e ditës pritet të jetë ballafaqimi në mes Drenicës dhe Dritës. Drenicakët pas fitores ndaj Prishtinës, do të synojë tjetër fitore, këtë herë ndaj “Intelektualëve”.

Në takim tjetër, Ferizaji do të luajë me Dukagjinin, që është duke kaluar nëpër një formë të mirë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Komento: