Superliga: Lista e top golashënuesve, ky lojtar është në histori

18:09 | 23 Maj 2021

Superliga e Kosovës.

Ka përfunduar edhe edicioni 2020/21 në Superligën e Kosovës.

Prishtina është kampion, Drita dhe Llapi kanë siguruar daljen në Evropë, derisa Arbëria dhe Besa kanë rënë në Ligën e Parë, shkruan lajmi.net.

Ndoshta për Ballkanin nuk ka qenë sezon shumë i suksesshëm, mirëpo për sulmuesin Mirlind Daku po, ngase ka hyrë në histori të Superligës së Kosovës.

Me dy golat ndaj Prishtinës, Daku e ka mbyllur këtë edicion me 31 sosh.

Pas tij renditët Marclei i Arbërisë me 12 gola, pastaj Simonovski i Feronikelit me 11.

Lista e top golashënuesve. .

Komento: