‘Supermeni’ Messi, këtë statistika tregojnë qe ai është lojtari me i mirë në botë për moshën e tij

12:02 | 02 Mars 2021

Statistikat thonë se Lionel Messi është lojtari aktualisht më në formë në botë për moshën e tij.

Është raportuar nga mediat ndërkombëtare se forma e Lionel Messit është e dobët, mirëpo kështu nuk thonë statistikat.

Në përballjen me Sevillën, ylli argjentinas realizoi golin e 24-të tij në këtë edicion në të gjitha garat.

Kjo nuk është e gjitha, pasi gjashtë herë fituesit i Topit të Artë është përfshirë në mbi 30 gola për sezonin e 13-të rresht.

Lojtari 33-vjeçar e filloi ngadalë këtë sezon, por forma e tij ka shkuar vetëm duke u ngritur dhe golat e tij e thonë këtë më së miri, transmeton telegrafi.

Në total, Messi ka shënuar 14 gola dhe katër asistime që nga fillimi i këtij viti, duke qenë më në formë se të gjithë lojtarët në botë në moshën e tij.

Duke marrë parasysh se ai po luan në njërën ndër ekipet më të dobëta të Barcelonës ndër vite, argjentinasi po arrin që të shkëlqejë në çdo garë.

Komento: