Superylli danez befason me këtë deklaratë për Kosovën, pas ndeshjes me Danimarkën

21:49 | 21 Mars 2019

Eriksen ka lavdëruar Kosovën.

Superylli danez, Christian Eriksen, ka lavdëruar Kosovën për performancën në barazimin 2 me 2 në “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë se të enjten Kosova pati performancë shumë të mirë.

“E dinim se Kosova ka futbollistë të mirë. Pati performancë shumë të mirë. Nëse e mbajnë besimin dhe lojën si sot kanë shanse”, ka thënë ai.

Komento: