
Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka rrëfyer për një nga momentet më sfiduese të jetës së saj, një periudhë që e përjetoi si dramën më të madhe dhe që në fillim i dukej e paarritshme.
“Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës për hir të së vërtetës”, rrëfeu ajo, duke treguar pasigurinë dhe presionin emocional që shpesh përjetojnë prindërit në situata të tilla.
Arbana Osmani/YouTube
ADVERTISING
Ajo pranoi se në atë kohë nuk ishte e përgatitur emocionalisht, por me kalimin e kohës, perspektiva e saj ndryshoi plotësisht.
Jonida vuri në dukje lidhjen e veçantë që ka me djalin e saj, duke e përshkruar si një bekim dhe burim të pastër dashurie në jetën e saj.
Më tutje ajo gjatë intervistës theksoi: “Mua Zoti më ka bekuar me Danin. Kam një fëmijë që më dhuron një dashuri që asnjë mashkull tjetër nuk do të mund ta jepte, jam shumë e lumtur që është një burrë. Është një mashkull i cili më respekton, më shikon në dritë të syve, kur më përqafon e di që kjo është shtëpia e tij, më thotë fjalë të bukura, nuk njeh xhelozi, nuk njeh intrigë, jam shumë krenare me të”.
