Supremja ia refuzon kërkesën VV-së për anulimin e votave me postë të LDK-së

16:08 | 26 March 2025
supremja-ia-refuzon-kerkesen-vv-se-per-anulimin-e-votave-me-poste-te-ldk-se

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e votave me postë.

Në vendimin e Supremes thuhet se LVV-ja e ka paraqitur ankesën më 17 mars të këtij viti të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota.

Tutje në kërkesë thuhet që këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta urdhërojë KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi si dhe ti largoj nga lista e kandidatëve të subjektit politik LDK kandidatët të cekur me emër e mbiemër në arsyetimin e kësaj ankese, për shkak të manipulimit me vota të ardhura me postë dhe të mos e lejojë subjektin politik LDK ti zëvendësoj kandidatët e larguar.

Komento:
loading