Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes.
Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të mos urdhëruar KQZ-në për numërimin edhe të 392 pakove të ardhura me vonesë nga diaspora, raporton Koha.
Vetëvendosje, u ankua që Supremja të vendosë njësoj sikur në rastet e mëparshme, kur urdhëroi numërim të pakove që erdhën me vonesë nga diaspora.