Klinsmann shfaqet si kandidat surprizë për pozitën e trajnerit te klubi i njohur anglez.
Jurgen Klinsmann është shfaqur së fundmi si kandidat i mundshëm për të drejtuar Tottenham Hotspur.
Pas largimit të Antonio Contes, skuadra po udhëhiqet nga Cristian Stellini – teksa nga londinezët po vazhdon kërkimi për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
“Kicker” ka raportuar se tashmë në listë është edhe Klinsmann, i cili si lojtar kishte luajtur te Tottenhami.
58-vjeçari është në pozitën e përzgjedhësit te Kombëtarja e Koresë së Jugut që nga shkurti i këtij viti.
Hierarkia e klubit nga veriu i Londrës që merr vendimin e duhur të trajnerit gjithashtu ka një ndikim të mundshëm në të ardhmen e Harry Kane, i cili është i lidhur me një largim të mundshëm.
Përveç trajnerit gjerman, në listën e Tottenhamit për pozitën e trajnerit besohet se janë edhe Brendan Rodgers, Vincent Kompany, Mauricio Pochettino, Graham Potter dhe Julian Nagelsmann.