Surpriza që i përloti të gjithë mysafirët në dasmën e djalit të Agim Ramadanit

13:09 | 14 Shtator 2021

Dasma e djalit të Agim Ramadanit, surpriza që i përloti të gjithë mysafirët.

Këngëtari Gold Ag, ka publikuar në profilin e tij në facebook një video nga pjesëmarrja në një aheng tek familja e heroit kombëtar, Agim Ramadani.

“Surprizë në dasëm te djali i Agim Ramadanit”, kështu shkruan këngëtari në mbishkrimin e kësaj videoje. Ai performon një kolazh me këngë patriotike kushtuar heroit Agim Ramadani dhe luftëtarëve të tjerë për lirinë e Kosovës. Mbretëron një atmosferë me valle e hare, por nuk mungojnë as lotët dhe emocionet e dasmorëve.

Ndër mysafirët e ftuar, janë edhe bashkëluftëtarët e heroit Agim Ramadani, si Rrustem Berisha, Time Kadriaj etj.

Komento: