Surroi për rastin e Trepçës: Është rrjedhë e procesit të dialogut që e ka pranuar Kosova

10:01 | 06 Shkurt 2019

Publicisti Veton Surroi ka folur për për rastin Trepça, ku sipas tij, Kosova duhet të kalojë prej procesit negociator të “normalizimit” në atë të “Marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke komentuar debatet nëse duhet të jetë a jo Trepça çështje e negociatave midis Kosovës e Serbisë, është shprehur se “Për zyrën e zonjës Mogherini është e qartë se nëse Kosova ka pranuar të bisedojë dhe të dakordohet për të gjitha këto çështje që duhet të ishin pjesë e sovranitetit të Kosovës, do të pranojë të bisedojë edhe për Trepçën”.

Ai shton se ” Është mësim i mirë për spektrin politik kosovar pse duhet kaluar prej procesit negociator të “normalizimit” në procesin negociator të “Marrëveshjes gjithëpërfshirëse” me vlerësim të procesit të deritanishëm e me parime të reja e të dakorduara udhëheqëse”

Më poshtë, postimi i plotë i Veton Surroit:

Kërkesa nga Komisioni Evropian që statusi i “Trepçës” të jetë pjesë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është rrjedhë e natyrshme e parimeve udhëheqëse të cilat Kosova i ka pranuar deri më tash.

Përgjatë shtatë viteve të kaluara, Kosova ka pranuar të bisedojë me Serbinë, dhe të pajtohet me të për mënyrën se si do të organizohen komunat e Kosovës (Bashkësia e Komunave Serbe), çfarë nacionaliteti duhet doemos të kenë komandanti i policisë dhe gjykatësit e apelit në Mitrovicën e Veriut dhe çfarë lartësie duhet të jetë muri i rrethrrotullimit në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

Për zyrën e zonjës Mogherini është e qartë se nëse Kosova ka pranuar të bisedojë dhe të dakordohet për të gjitha këto çështje që duhet të ishin pjesë e sovranitetit të Kosovës, do të pranojë të bisedojë edhe për “Trepçën”.

Është mësim i mirë për spektrin politik kosovar pse duhet kaluar prej procesit negociator të “normalizimit” në procesin negociator të “Marrëveshjes gjithëpërfshirëse” me vlerësim të procesit të deritanishëm e me parime të reja e të dakorduara udhëheqëse.

Komento: