Suso i ka dhënë një ‘goditje’ të madhe skuadrës së Milanit.
Anësori spanjoll, Suso, është gati të qëndrojë te Sevilla, ku arriti si huazim nga Milan.
Suso është i lumtur me lojën që po tregon në Sevilla, dhe beson se është më mirë të qëndrojë në Spanjë sesa te Milan, ku nuk e ka në plan të rikthehet.
“Kam disa arsye pse mund të qëndroj këtu”, ka deklaruar Suso.
“Nëse kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, atëherë do të ishte e sigurt. Jam i lumtur në Sevilla dhe kam në plan të qëndroj për disa sezone”.
Në tetë ndeshje te Sevilla që nga mbërritja atje, Suso ka shënuar një gol.