Suso mbeti në Milan, por tani Giampaolo është në hall me të

19:15 | 09 Shtator 2019

Suso ishte ndër lojtarët me të përfolur në afatin e transferimeve të verës.

Ai pritej të largohej nga Milan, por në fund gjërat ndryshuan dhe spanjoll mbeti në ‘San Siro’.

Tuttosport raporton se tani Giampaolo është në dilemë se në cilën pozitë ta vendos Suson.

Sulmuesi spanjoll nuk ka arritur të vendoset plotësisht në Milano dhe tre trajnerë të ndryshëm kanë luftuar për të marrë më të mirën nga lojtari, duke e vendosur atë në role të shumta të ndryshme, por pa sukses, përcjell ORAinfo.

Vincenzo Montella, Gennaro Gattuso dhe tani Marco Giampaolo janë përpjekur të gjejnë një mënyrë për të nxjerr me të mirën nga lojtari i talentuar, por asnjë rol në të cilin ai është paraqitur, nuk ka sjell ndonjë konsistencë në shfaqjet e tij.

Suso ishte i lidhur me klube të shumta në të gjithë Evropën këtë verë, të tilla si Fiorentina dhe Atletico Madrid, por largimi i tij nuk ndodhi në fund.

Tani Giampaolo do të duhet të gjejë një mënyrë për të shfrytëzuar lojtarin e tij, i cili është kontraktuar me kuqezinjtë deri në vitin 2022.

Spanjolli ka bërë 138 paraqitje për kuqezinjtë që nga ardhja e tij në 2015, duke shënuar 23 gola dhe siguruar 32 asistime në atë kohë. /ORAinfo/

Komento: