Suso ka bërë një deklaratë të madhe për trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuson. Ai e ka mbështetur trajnerin.
Anësori i Milan ka thënë se Gennaro Gattuso është trajneri i duhur në kohën e duhur dhe beson se ata duhet të vazhdojnë të punojnë si skuadër për të siguruar vendin e katërt.
Gara për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve është e ashpër dhe spanjolli beson se ata nuk duhet të rrezikojnë duke lëshuar pikë këtë fundjavë.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë si skuadër kështu siç po bëjmë” ka thënë fillimisht Suso.
“Kam raporte shumë të mira me Gattuson. Mendoj se që kur ka ardhur, ai është i duhuri dhe në kohën e duhur” ka thënë tutje spanjolli.
‘Rosonerët’ do të përballen sot me Cagliarin, para tifozëve të tyre në ‘San Siro’ dhe pritet që të shënojnë fitore.