Suso: “Më këtë lojtar kuptohemi me sy” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Suso: “Më këtë lojtar kuptohemi me sy”

20:32 | 10 Shkurt 2019

Ylli i Milanit, Suso zbulon se nuk ka nevojë për të folur në fushë me Lucas Paqueta, pasi ata e kuptojnë njëri-tjetrin.

Kuqezinjtë e dinë se një fitore ndaj Cagliarit në natën e së dielës do t’i çojë ata në katër të parët në Serie A përcjell ORAinfo.

Paqueta ka bërë përshtypje që kur arriti në janar dhe Suso e pranon se ndërsa shoku i tij i ri ende po përshtatet me jetën në Itali, ata nuk kanë probleme të kuptojnë njëri tjetrin në fushë.

“Unë mendoj se ai po mëson nga fusha, ai njeh oak italishten dhe përpiqem të flas me të,” i tha ai Milan TV.

“Me lojtarë të cilësisë së tillë në fushë, nuk ka nevojë të flasim, ne e kuptojmë njëri-tjetrin.”

Ndërkohë, spanjolli diskutoi gjithashtu objektivat personale dhe ekipore në muajt e ardhshëm.

“Unë do të doja të vazhdoja të përmirësohem me asistime dhe gola,” shtoi ai. “Gjëja më e rëndësishme është të kualifikohet për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Suso./ORAinfo/

Komento: