
Suso ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në Milan.
Ylli spanjoll mund të largohet nga ‘San Siro’ nëse vjen një ofertë e mirë për të.
Medait në Itali raportojnë se ekziston ende një shans që Spanjolli të mund të largohet nga Milano këtë verë, nëse një palë e interesuar paraqitet me një ofertë mjaft të mirë për të kënaqur kuqezinjtë.

Kjo pasi Milani dëshirojnë para në mënyrë që ata të mund të financojnë lëvizjen për lojtarët e tjerë – më së shumti, sulmuesi argjentinas i Atletico Madrid, Angel Correa, përcjell ORAinfo.
Sevilla ishte e interesuar për transferimin e lojtarit. Por marrëveshja duket se u prish pasi klubi spanjoll e dëshironte Suson vetëm në formë huazimi me mundësi blerje vitin e ardhshëm, ofertë kjo që u refuzua nga pala italiane. /ORAinfo/