Suso u kthye sot në Itali pas një pushimi të shkurtër. Në aeroportin në Milano, ai u takua me agjentin e tij Alessandro Lucci, i cili ishte aty për të përshëndetur transferin e ri të Milan, Leo Duarte.
Spanjolli kaloi provën e parë në formacionin 4-3-1-2 të Giampaolo, pasi dëshmoi se ishte në krye të detyrës dhe menaxheri ishte i kënaqur me shfaqjet e tij në SHBA, përcjell ORAinfo.
Përkundër kësaj, Suos mbetet në treg.
Roma është shumë e interesuar për shërbimet e tij, të gatshëm t’i ofrojnë atij një pozicion fillestar në formacionin Fonseca 4-2-3-1.
Disa javë më parë, Roma u përpoq të ulë çmimin e tij në 30 milionë euro duke ofruar disa homologë: nga Schick në Nzonzi, lojtarët që u refuzuan nga kuqezinjtë.
Drejtuesit e Milan nuk janë aspak të interesaur që të bëjën shkëmbime me lojtar për Suson, por dëshirojnë vetëm para.
Nëse askush nuk i ofron paratë, atëherë Suso do të mbetet në klub. /ORAinfo/