Suspendohen dy policë kufitarë për keqpërdorim të pozitës dhe për ryshfet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Suspendohen dy policë kufitarë për keqpërdorim të pozitës dhe për ryshfet

15:05 | 07 Korrik 2022

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë kufitarë të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje, konkretisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë-Morinë.

Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit.

“Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin ‘Pika’ kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrje e ryshfetit’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.

Komento: