Suspendohen katër policë të Njësisë Speciale pasi që bënë shaka me Dimal Bashën

18:56 | 16 Shtator 2025
Suspendohen katër policë të Njësisë Speciale pasi që bënë shaka me Dimal Bashën

Raportohet se katër policë të njësisë speciale  janë suspenduar nga Policia e Kosovës, sepse në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.

Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar rreth këtij suspendimi.

Komento: