Suspendohen komandanti i stacionit të Zubin Potokut dhe përgjegjësin e dhomës së dëshmive

20:48 | 28 Shkurt 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot Inspektoriati Policor ka suspenduar përgjegjësin policor për ‘Dhomën e dëshmive” dhe komandantin e Stacionit Policor të Zubin Potokut.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Policia e Kosovës të cilët në zbatim të Planit Vjetor të Punës kanë inspektuar Drejtorinë Rajonale Policore në Mitrovicë të Veriut, konkretisht Stacionin Policor në Zubin Potok, shkruan lajmi.net.

Në ‘Dhomën e dëshmive” të SP Zubin Potok, gjatë inspektimeve nga komisioni inspektues, në përbërje prej pesë anëtarëve të autorizuar nga DRP Mitrovicë Veri, janë hasur parregullsi.

Komisioni inspektues, ka informuar Inspektoriatin Policor të Kosovës dhe të njëjtit kanë marrë masat disiplinore për suspendimin e dy të dyshuarve për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan lajmi.net

Ky është njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, në zbatim të Planit Vjetor të Punës, pos të tjerave realizon edhe inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Më 27.02.2020, ka filluar realizimi i inspektimit në Drejtorinë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Veri, konkretisht në Stacionin Policor (SP) Zubin Potok.

Në ‘Dhomën e dëshmive” të SP Zubin Potok, gjatë inspektimeve nga komisioni inspektues, në përbërje prej pesë anëtarëve të autorizuar nga DRP Mitrovicë Veri, janë hasur parregullsi.

Komisioni inspektues, bazuar në të gjeturat e deritanishme, ka vlerësuar se ka elemente të mundshme të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe menjëherë përmes mekanizmave zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra.

Njësitet policore në bashkëpunim me IPK-në, me autorizim të prokurorit kompetent, sot me datën 28.02.2020 kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’. Kurse, inspektimi i detajuara i ‘Dhomës së dëshmive’ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në nxjerrjen e konstatimeve të sakta dhe të plota lidhur me rastin.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojë të kryejë inspektime dhe hetime lidhur me rastin, për të cilin do t’iu mbajë të informuar.

Komento: