Aroporti ka suspenduar nëntë punëtorë që po mbanin grevë për tre ditë.
Bazuar në zhvillimet e fundit brenda Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”, me vendim të zyrtarit të Sigurisë së Aeroportit, disa punëtorë të cilët po zhvillonin grevën, janë suspenduar.
Sipas një mesazhi elektronik të dërguar në adresë të nëntë grevistëve, të njëjtëve iu është ndaluar qasja në Zonat e Kufizuara të Sigurisë dhe iu janë pezulluar ID-kartelat e aeroportit, njofton Klan Kosova.
Rreth këtyre zhvillimeve të fundit, për shkak të sigurisë, prezente në ambientet e aeroportit janë parë edhe KFOR-i, të cilët gjenden në hollet e oborret e ANP-së për thuajse tre ditë.