Suspendohet policia e moralit në Iran

16:56 | 04 December 2022

Irani e ka suspenduar policinë e vet të moralit, ka thënë prokurori i përgjithshëm iranian teksa protestat në vend kanë hyrë në muajin e tretë, shkruan Al Jazeera.

Protestat shpërthyen pak pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares që u arrestua nga një njësi e policisë së moralit në Teheran me supozimin që nuk e kishte respektuar kodin e veshjes për gratë.

Të shtunën, prokurori i përgjithshëm Iranian, Mohammad Jafar Montazeri, ka thënë për mediet lokale që operacionet e policisë së moralit kanë marrë fund.

Policia e moralit “nuk ka lidhje me gjyqësorin dhe është mbyllur nga vendi i njëjtë prej nga është lansuar në të kaluarën,” thuhet të ketë deklaruar prokurori.

Komento: