
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut Faton Peci kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore për viktimat e trazirave të Marsit.
Nga komuna njoftojnë se u rikutjua dhimbja e madhe e humbjes tragjike, ngjarje që tronditi gjithë vendin.
Njoftimi i komunës:
Përkujtohen “3 Lulet e Çabrës” në 22-vjetorin e tragjedisë
Kryetari i Komunës, z. Faton Peci, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, dhe Nënkryetarin, z. Enis Osmani, sot kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në nderim të Egzon Deliut (13 vjeç), Avni Veselit (12 vjeç) dhe Florent Veselit (9 vjeç).
Kryetari z. Faton Peci, ka bërë të ditur se 4 fëmijët nga fshati Çabër, teksa po e shijonin fëmijërinë e tyre, një grup serbësh të organizuar lojën ua ndaluan në gjysmë dhe lumturinë ua shuan. Ata u ndoqën deri në lumin Ibër, ku nga frika u hodhën dhe prej nga aty i gjallë doli vetëm njëri prej tyre, Fitim Veseli.
Në këtë përvjetor, u rikujtua dhimbja e madhe e humbjes së tyre tragjike, një ngjarje që tronditi gjithë vendin dhe mbetet plagë e hapur për shoqërinë tonë.
Kujtimi për ta mbetet i gjallë dhe bëhet thirrje e vazhdueshme për drejtësi.