Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë

12:59 | 24 Shtator 2026

Në Banjskë të Zveçanit, është vendosur gurthemeli i obeliskut të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Vendosja e gurthemelit u bë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, në sulmin terrorist serb.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, në fjalimin e tij tha se shteti ngadhënjeu përballë terroristëve serbë, falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe angazhimit të pakursyer të qindra policëve të tjerë.

Ai theksoi se qëllimi i vetëm i terroristëve të mbështetur dhe financuar nga Serbia, ishte okupimi i një pjese të territorit të Kosovës.

“Kjo fitore, solli liri për këtë pjesë. Veriu i Kosovës tash frymon lirshëm dhe si rrjedhojë e kësaj ne kemi arritur që të zbulojmë edhe varreza masive, të identifikojmë persona të pagjetur, të zhdukur dhunshëm nga kriminelët atëherë, nga shteti kriminel serb i asaj periudhe”, tha Sveçla para mediave.

Komento: