Sveçla i VV-së për lejën e kundërligjshme të Komunës së Prishtinës: Prokuroria ta hetojë me urgjencë

17:03 | 10 Maj 2024
svecla-i-vv-se-per-lejen-e-kunderligjshme-te-komunes-se-prishtines:-prokuroria-ta-hetoje-me-urgjence


Pas hulumtimit të Front Online për ndërtimin e një objekti banesor në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ku sipas planit urbanistik është paraparë të ndërtohet një çerdhe për fëmijë ka reaguar shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla.

Sveçla ka kërkuar që Prokuroria dhe Hetuesia e Shtetit ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje.

Ai e ka cilësuar qeverisjen e LDK-së në Prishtinë si ‘qeverisje e skandaleve të përditshme’.

“Ndërtimi që po ndodh në lagjen Arbëria, me materiale ndërtimore që nuk kanë të bëjnë asgjë me “karakter të përkohshëm”, është në kundërshtim me Planin Urbanistik kurse leja e lëshuar është krejt e paligjshme. Prokuroria dhe hetuesia e shtetit duhet ta trajtojnë këtë çështje me urgjencë”, shkroi ai.

 

Komento: