Sveçla: Kemi gjetur dokumente të kriminelit Radojicic kjo dëshmon pjesëmarrjen e tij në sulmin e djeshëm

15:02 | 25 Shtator 2023
svecla:-kemi-gjetur-dokumente-te-kriminelit-radojicic-kjo-deshmon-pjesemarrjen-e-tij-ne-sulmin-e-djeshem

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me trazirat në veri.

Ai ka bërë të ditur që kanë gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiqiq gjatë sulmit të djeshëm në veri të Kosovës.

Kjo sipas Sveçlës, dëshmon pjesëmarrjen e tij në sulmin e djeshëm.

“Janë gjetur edhe harta e plane për organizmin e gjatë të mirë menduar dhe këto janë dëshmi që nuk janë vetëm grupe lokale. Për këtë sasi armatime duket që së paku disa muaj janë përgaditur ,nuk ka asgjë të bëjë më organizmin të shpejtë. Kemi gjetur dokumente të kriminelit, Milan Radojicic që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Pjesëtaret e këtij grupit terrorist janë dy të organizatave të shpallura terroriste nga Qeveria”, u shpreh Svecla.

Komento: