Sveçla: LDK-ja po pamundëson mbajtjen e seancës për zgjedhjen e kryesuesit të ri, situatë e njëjtë e vitit 90-të

12:33 | 14 Mars 2024
svecla:-ldk-ja-po-pamundeson-mbajtjen-e-seances-per-zgjedhjen-e-kryesuesit-te-ri,-situate-e-njejte-e-vitit-90-te

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka adresuar kritika në drejtim të partisë në pushtet. Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës po pamundëson mbajtjen e seancës ku pritet të zgjidhet kryesuesi i ri.

Svçela krahasoi këtë situatë me atë të vitit 1990, kur regjimi serb pamundësoi hyrjen e delegatëve në Kuvend, raporton eo.

“Siç po e shihni jemi para një situate që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosove prej vitit 1999 prej pas luftës kur të zgjedhurit të qytetarëve ju pamundësohet dhe në çdo formë i sabotohet mënyra ose procedura  për mbajtën e një seance të thirrur në mënyrë  të rregullt dhe konform të ligjit të Kosovës. Me të vërtet është shumë e dhimbshme por nuk ka analogji më të mirë se kjo që ndodhi sot në korrikun e vitit 1990 ju patë pamundësua hyrja në Kuvendin e Kosovës pak a shumë e njëjta ngjarje na ndodhi sot përveç se nuk na u pamundësua na u pamundësua puna siç procedura u zhvillua në mënyrë të rregullt tani jemi në fazën e përpilimit të fletëvotime dhe do të përfundojë procesi i kryesuesit të ri”, u shpreh Sveçla.

Komento: