Sveçla: Mbyllen gjashtë njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare e Kursimeve’ në veri të vendit

18:03 | 20 Maj 2024
svecla:-mbyllen-gjashte-njesi-te-te-ashtuquajtures-‘banke-postare-e-kursimeve’-ne-veri-te-vendit


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica).

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

“Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës”- ka shkruar Sveçla në Facebook

 

Komento: