Sveçla për kërcënimet nga organizata serbe: Ndihem jashtëzakonisht i sigurt falë Policisë së Kosovës

12:17 | 06 Shtator 2023
svecla-per-kercenimet-nga-organizata-serbe:-ndihem-jashtezakonisht-i-sigurt-fale-policise-se-kosoves

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur më kërcënimet që kanë ardhur nga organizata terroriste serbe “Severna Brigada”.

Ai ka thënë se ndihet i sigurt falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës, duke shtuar se puna për drejtësi e do të vazhdojë.

Sveçla ka thënë se armiqtë e Kosovës do të japin llogari para ligjit.

“Ndihem jashtëzakonisht i sigurt falë Policisë së Kosovës dhe profesionalizmit të tyre. Në luftën tonë për drejtësi gjithmonë do të ketë armiq. Punët do të vazhdojnë armiqtë tanë do të përfundojnë para ligjit”, ka thënë Sveçla.

Ai këto komente i ka bërë gjatë vizitës që u ka bërë njësive të Policisë së Kosovës në sheshet e Prishtinës me rastin e 24 vjetorit të themelimit.

Organizatat serbe të martën kishte kërcënuar Sveçlën, pas një aksioni që ka zhvilluar Policia e Kosovës në Zveçan ku është sekuestruar një sasi e armatimit.

Kjo organizatë të mërkurën ka kërcënuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Sveçla ka thënë se dita e Policisë së Kosovës është dita e të gjithë qytetarëve.

Ai ka tha se janë duke punuar që policia të ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë, duke shtuar se janë bërë përmirësime në këtë drejtim, por që ka ende hapësirë për më shumë./teve1.info

Komento: