Sveçla për protestat në Jarinje: Një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës

21:03 | 18 December 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me protestat e organizuara sot në Jarinje, ku disa ekstremistë tentuan të hynin dhunshëm në Kosovë.

Sveçla ka thënë se ky është plan ruso-serb, që për qëllim ka cenimin e sovranitetit të Kosovës.

“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës. ”, ka shkruar Sveçla në Facebook. “Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviq (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Ëagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar”.

Ai ka thënë se këto dy shete, Serbia dhe Rusia kanë ndezur luftëra pas Luftës së Dytë Botërore.

Komento: