Sveçla përgëzon Policinë e Prokurorinë për sekuestrimin e mbi një ton marijuanë në Pejë

22:21 | 27 Shtator 2024
svecla-pergezon-policine-e-prokurorine-per-sekuestrimin-e-mbi-nje-ton-marijuane-ne-peje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Njësitin e Antidrogës të Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për një aksion që rezultoi me sekuestrimin e mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, e cilësoi këtë operacion si një tjetër goditje ndaj trafikut të drogës në Kosovë.

“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë.

Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”.

Komento: