Sveçla pret në takim njoftues komandantin e KFOR’it

18:08 | 11 November 2024
svecla-pret-ne-takim-njoftues-komandantin-e-kfor’it

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar komandantin e KFOR’i, Gjeneral Major Enrico Barduani.

“Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani.”

Svecla e ka uruar Barduanin për detyrën e re si komandant i KFOR’it.

“Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi Gjeneral Major Barduanit detyrën e tij të re si Komandant i KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR. Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta.”

Komento: