Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, e falënderoi për mbështetjen e ofruar nga shteti i saj

11:38 | 06 November 2024
svecla-priti-ambasadoren-e-re-te-holandes-ne-kosove,-e-falenderoi-per-mbeshtetjen-e-ofruar-nga-shteti-i-saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se Sveçla e uroi Boven për detyrën e re duke e falënderuar kështu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës dhe se e njoftoi  për prioritetet në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.

Më tej theksohet se duke vlerësuar lartë raportet ndërshtetërore, ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme, dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoi vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje.

Komento: