Sveçla: Republika e Kosovës vlerësohet si shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor

19:27 | 10 Maj 2023

Minisitri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur miratimin e Raportit për Kosovën Parlamentin Evropian, i cili vlerëson lartë arritjen e progresit demokratik në Kosovë.

Sipas Sveçlës, raporti vlerëson arritjet e Kosovës në sektorë të ndryshëm duke përfshirë edhe krimin e organizuar.

“Falënderoj Parlamentin Evropian për miratimin e Raportit për Kosovën i cili vlerëson lartë arritjen e progresit demokratik të Kosovës. Në raportin e votuar sot, vlerësohet progresi i bërë në forcimin e demokracisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe sundimin e ligjit.”, shkruan Sveçla, përcjell Reporteri.net.

“Raporti vlerëson arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në fushën e punëve të brendshme dhe migracionit, rritjen e operacioneve të suksesshme që synojnë luftimin e krimit të organizuar përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar”, shtoi ai.

Tutje, Sveçla shprehu shqetësim edhe për situatën në veri me bandat kriminale të cilën edhe raporti e thekson.

“Ndajmë shqetësimet e përbashkëta lidhur me situatën sfiduese në pjesën veriore të Kosovës, ku raporti rithekson se bandat kriminale në krye me Milan Radoiqic dhe Zvonko Veselinovic, në lidhje të ngushta me Partinë Progresive të Serbisë, paraqesin kërcënim serioz për qytetarët. Ky fakt theksohet edhe në raportin e Serbisë, specifikisht për lidhjet e tyre me grupet kriminale që veprojnë në veri të vendit tonë”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme.

Ministri Sveçla tha se ministria të cilën ai e udhëheq do të angazhohen në luftimin e këtyre elementeve kriminale.

Po ashtu ai i bashkëngjitet thirrjes së raportit për ndërmarrjen e veprimeve nga sistemi I drejtësisë të verimeve të nevojshme.

Komento: