Sveçla shpërndan fotografi me fëmijët në uniformë të Policisë së Kosovës

16:36 | 23 Gusht 2024
svecla-shperndan-fotografi-me-femijet-ne-uniforme-te-policise-se-kosoves

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shpërndarë fotografi me fëmijë, të cilët në kuadër të një fushate, kanë veshur uniformat e Policisë së Kosovës.

“Kënaqësi kur shoh fëmijë nga të gjitha komunitetet me uniforma policie duke marrë rolin e oficerëve të patrullës dhe duke edukuar qytetarët për sigurinë në trafik përpara fillimit të vitit shkollor”, ka shkruar Sveçla në X.

Tutje ai ka vlerësuar përkushtimin dhe pasionin e tyre, sipas tij, për një komunitet më të sigurt për të gjithë.

Komento: