Sveçla: S’kemi kandidat për kryesues, do ta votojmë atë që i merr 26 vota të asamblistëve

12:03 | 14 Mars 2024
svecla:-s’kemi-kandidat-per-kryesues,-do-ta-votojme-ate-qe-i-merr-26-vota-te-asamblisteve

Kuvendi i Komunës së Prishtinës është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Pikë e vetme e rendit të ditës është emërimi i kryesuesit të Kuvendit.

Shefi i grupit të asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka deklaruar se LVV-ja nuk ka kandidat të vetin për kryesues.

“Ne hjekim dorë nga ky propozim edhe pse na takon. Për të mirën e Kuvendit do ta mbështesim dhe do ta votojmë një kandidat që arrin të ketë mbështetjen e 26 asamblistëve”, ka thënë Sveçla./Front Online

Komento: