Sveçla: Strukturat kriminale serbe po u bëjnë presion serbëve të Kosovës

17:03 | 25 September 2021

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se në vend po vazhdon pajisja me traga të përkohshme, pavarësisht kundërshtimit të këtij vendimi nga qytetarët serbë në veri të vendit, shkruan lajmi.net.

“Vendimi për të pajisura me targa të përkohshme është duke u zbatuar në të gjithë territorin e vendit. Në qendrat e regjistrimit në katër komuna veriore kemi mbi 250 targa të përkohshme të emetuara atje”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin e djegies së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

Sveçla ka thënë se ka dëshmi që stukturat kriminale serbe po u bëjnë presion qyetarëve serbë që të marrin pjesë në protesta e bllokim rrugësh.

“Ne kemi dëshmi të presioneve të ndryshme nga strukturat paralele kriminale dhe institucioneve nga Serbia që po u bënë presion qytetarëve serbë që të bashkohen në protesta, por këto iniciativa janë duke i’u dështuar. Pas vendimit vendimit legjitim të Qeverisë së Kosovës, ata janë duke përhapur dezinformata në lidhje me sigurinë, me qëllim të destabilizimin e situatës”, është shprehur ai.

Ai ka ftuara qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave, derisa ka shtuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë të kujdeset për sigurinë e të gjithëve..

Komento: