Sveçla viziton policët në veri: Policia, institucioni më i denjë i projektit të shtetimit

18:55 | 21 Korrik 2023
svecla-viziton-policet-ne-veri:-policia,-institucioni-me-i-denje-i-projektit-te-shtetimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar policët e Policisë së Kosovës, të cilët po punojnë në veri të vendit.

Pas takimit, Sveçla njofton se të njëjtit i ka falendëruar për punën, përkushtimin dhe korrektësinë.

“Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!” tha mes të tjerash Sveçla.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës.

Vendosmëria e zyrtarëve policorë na e shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë për projektin tonë të shtetimit. Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!

Komento: